Në një operacion të gjerë antidrogë, Policia e Kosovës, nëpërmjet Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një goditje të rëndësishme në luftën kundër abuzimit me substanca narkotike ku ka realizuar operacionin antidrogë të koduar “Freeshopi”.
Gjatë operacionit, janë arrestuar tre persona, përfshirë një zyrtar policor.
Kontrollet kanë rezultuar me gjetjen e rreth 370 gram substancash narkotike, një peshore, tri thika dhe 4870 euro në cash.
Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar për rastin e zyrtarit, dhe hetimet vazhdojnë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.
Ky operacion thekson angazhimin e policisë në luftën kundër trafikut të drogës dhe mbrojtjen e sigurisë qytetare./Arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...