Google ADS

Operacioni “007”, policia sekuestron 10 kg kokainë në vlerë prej 450 mijë euro

11:27 | 22 Tetor 2024
K.B

Policia e Kosovës, ka sekuestruar 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në aksionin i koduar “007”.

Policia përmes një komunikate për media bën të ditur se janë sekuestruar edhe 1 mijë e 445 euro, si dhe 8 mijë e 970 dinarë.

“Gjatë operacionit policor të koduar “007”, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450000 (katërqind e pesëdhjetë mijë euro)”, njofton policia.

Policia e Kosovës, gjegjësisht, Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me institucionet kompetente ligjzbatuese, me datën 21.10.2024, në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

Gjatë operacionit policor të koduar “007”, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450000 (katërqind e pesëdhjetë mijë euro).

Lidhur me rastin, në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent të krimeve të rënda, është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës.

Gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
• një veturë me targa vendore,
• 1445 (njëmijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro),
• 8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë),
• dy telefona celularë,
• 17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është inicuar rasti për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’.

Të ngjashme