Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të ketë mision operacional në Kosovë, për çështje që lidhen me Gjykatën Speciale. Veç kësaj, gjykatës me seli në Hagë do t’i ofrojë edhe mbështetje tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Nga gjysma e qershorit, ky mision është reduktuar në përbërje e edhe në mandat. Por ai do të ruajë disa kompetenca ekzekutive që ndërlidhen me dëshmitarët, e edhe të tilla që kanë të bëjnë me Specialen, gjykatë që ka në juridiksion të zbardhë pretendimet për krime lufte të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të përmbledhura në raportin e senatorit Dick Marty, e i cili mban vulën e Këshillit të Evropës.
Në EULEX kanë treguar se cili do të jetë bashkëpunimi konkret me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, emërtim ky zyrtar për Specialen.
“Sipas mandatit të ri, misioni i EULEX-it do të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e prokurorit të specializuar duke ofruar mbështetje logjistike dhe operacionale në pajtim me legjislacionin përkatës të Kosovës”, thuhet në një përgjigje të shkruar që gazetës ia ka dhënë ky mision evropian.
EULEX-i do të zbatojë mandatin e ri përmes Njësisë për Monitorim dhe Njësisë për Operacione.
Nesër seanca për buxhetin, Tahiri: Është i parakohshëm, duhe...
Lajçaku do ta nisë javën në Zvicër, pritet të flasë edhe për...
Barcelona pëson humbjen e dytë në La Liga, mposhtet nga Soci...
Interi dhe Napoli ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Zhegrova tregon se si e zgjedhi Kosovën brenda 20 sekondash,...
Qyteti pluskues i epokës sovjetike që po zhduket ngadalë