Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se ka nisur një operacion të kërkim-shpëtimit në zonën e komunës së Novobërdës.
Ekipet e specializuara të ShKShMK janë aktualisht në terren, mirëpo nuk janë bërë të ditura detajet, shkruan Arbresh.info.
Në një deklaratë të shkurtër përmes rrjeteve sociale, ShKShMK ka bërë të ditur se operacioni është në fazat e para dhe se informacione të mëtejshme do të ndahen me publikun sapo të ketë zhvillime të reja.
“Një ekipë e ShKShMK sapo ka filluar një operacion të Kërkim-Shpëtimit në zonën e komunës së Novobërdës.Për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...