Një operacion i rrallë është kryer sot në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Shërbimi Spitalor Klinikë dhe Universitarë i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se në këtë operacion të rrallë është larguar tumori me përmasa 36 centimetra dhe me peshë mbi 3 kilogramë, shkruan arbresh.info.
Pas këtij operacioni të rrallë, SHSKUK bënë të ditur se gjendja e pacientit është stabile.
“Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë. Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi”, njofton SHSKUK./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...