Operacioni i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka kaluar me sukses dhe operimi ka qenë jo vetëm kurativ, por edhe preventiv.
U bë e ditur në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën pasdite në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, në të cilën ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm dr. Curr Gjocaj, mjeku kryesor dr. Arsim Morina, dr. Eshref Osmani dhe zv. ministri i shëndetësisë, dr. Rrustem Musa.
Doktori i cili operoi ish-kryeministrin e Kosovës, Arsim Morina tha para mediave se gjatë vizitave të vazhdueshme të bëra tek ish-kryeministri ishte ardhur në konludim se është e nevojshme ndërhyrja operative kirurgjikale.
Morina: Operimi ka qenë jo vetëm kurativ, por edhe preventiv
Siç jeni në dijeni ai ka pësuar dy sulme në tru, të cilat kanë atakuar seriozisht shëndetin e doktor Bajramit dhe kemi vendosë për ndërhyrje operative. Qëllimi i ndërhyrjes operative, i operimit ka qenë që të lirohet truri nga të enjturit, për shkak të insulteve cerebrovaskulare. Rrjedha operative ka shkuar në rregull, nuk kemi pas ndonjë komplikim. Operimi ka qenë jo vetëm kurativ, pra jo vetëm shërues, por edhe preventiv, që me i dhënë mundësi trurit të lirohet nga ajo shtypje, nga ai presion, për shkak të sulmeve që i ka pas në tru”, ka thënë ai.
Sa i përket prognozës, dr. Morina tha se është një situatë që duhet përcjellur me dinamikë, dhe ashtu siç është përcjellur gjendja e Rexhepit më parë, ajo do të përcjellet edhe në vazhdimësi.
Kurse drejtori i përgjithshëm i Klinikës Kirurgjike në QKUK, dr. Curr Gjocaj bëri apel tek mediat e shkruara dhe elektronike, që për çdo gjë të kontaktojnë klinikën dhe të mos dalin me deklarime jozyrtare.
Në konferencë u tha se familja e ish-kryeministrit dhe ai vetë kanë kërkuar që të rehabilitohet në QKUK dhe jo ndokund tjetër.
Ish-kryeministri, doktori Bajram Rexhepi do të vazhdojë të mbahet nën kujdes intensiv qendror në Klinikën Kirurgjike në QKUK.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...