Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në kuadër të ‘Javëve Kulturore Ndërkombëtare’ dhe bashkëpunimeve kulturore të vazhdueshme midis Shqipërisë dhe Kosovës, Opera e Kosovës sjell në TKOBAP premierën e saj historike, ‘Goca e Kaçanikut’, operën të kompozuar nga maestro Rauf Dhomi.
Sipas njoftimit, premiera do të shfaqet më 25 nëntor nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
“Një histori dashurie, trimërie dhe lirie, e bazuar në novelën e Milto Sotir Guros e sjellë në jetë me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi. Ky produksion i jashtëzakonshëm vjen si një homazh për Festën e Flamurit, nga Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës dhe Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën dirigjimin e maestros Edon Ramadani. Data 25 nëntor, ora 19:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...