OMK: Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së pacientëve e familjarëve

16:06 | 25 Qershor 2022
E.H

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj një mjeku të kardiologjisë në Prishtinë.

OMK ka thënë se sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore, shkruan arbresh.info.

Sipas odës, sulmet ndaj stafit nuk po kanë të ndalur dhe se ata nuk janë të mbrojtur e pa kujdes të veçuar apo mbrojtje nga pacientët apo familjarët e pacientëve.

Oda thotë se po kërkon që sulmet ndaj mjekëve që lidhen me veprimtarinë e tyre profesionale “të trajtohen në kuptim të sanksionimit penal në kuadër të sulmit ndaj personit zyrtar”.

Ajo ka kërkuar veprim edhe nga Prokurori i Shtetit dhe nga gjykatat, si dhe autoriteteve të tjera.

“OMK kërkon nga institucionet shëndetësore, autoritetet kompetente të nivelit qendror dhe atij lokal, që të trajtojnë me seriozitetin më të madh sigurinë në vendin e punës, pasi që mundësia e ekspozimit ndaj kriminalitetit të dhunshëm ndaj mjekut është e madhe”, thuhet në njoftimin e odës./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kanoset një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme