Gazetari hulumtues dhe drejtori i portalit Insajderi Parim Olluri ditë më parë është sulmuar fizikisht derisa po shkonte në shtëpi së bashku me të fejuarën rreth orës 22:00.
Në një intervistë për “Arbresh.info”, Olluri ka treguar detaje nga sulmi, ku ka thënë se policia është duke i bërë hetimet që t’i identifikojë sulmuesit.
Ai tregon se çfarë mendon se cilat janë arsyet prapa sulmit, se kishte marrë edhe më parë kërcënime dhe se a pret që të zbardhet rasti nga Policia e Kosovës.
Sulmi ka ndodh parmbrëmë rreth orës 22:00, kanë qenë tre veta deri më tani të paidentifikuar. Policia është duke u marrë me rastin, i ka hapur hetimet dhe po presim rezultatet prej xhirimeve që i ka marrë policia e Kosovës nga disa lokale afariste dhe po kërkojnë edhe nga lokalet tjera që t’i identifikojnë, njëherë nuk kam informacione se është identifikuar ndonjë, ata janë në hetim e sipër.
Ju keni thënë se sulmi ka të bëjë me shkrimin për Adem Jasharin, pse mendoni se për këtë shkrim ka ardhur deri të sulmi, dhe a keni pasur ndonjë kërcim nga ndonjë ish-pjesëtar i UÇK-së?
Jo ky ka qenë shkrimi i fundit dhe nuk përjashtohet mundësia që të jetë për këtë arsye dhe për arsye të tjera, kështu që kam thënë edhe më herët që dikush mund të sulmohet për atë debat ose me u fsheh nga dikush ose dikush ka mund të jetë protagonist për ndonjë shkrim për biznes, unë e kam thënë edhe më herët.
Ju keni thënë se keni pasur edhe kërcënime të tjera, çfarë konkretisht kanë qenë ato?
I shikojnë në Facebook në Insajder ka komente fyese ofenduese nga shumë njerëz të cilët e kanë keqkuptuar shkrimin, në shkrim jepet tjetër ide, unë kamë thënë se sikur ne të mendojmë se sikur Adem Jashari e Zahir Pajaziti të ishin gjallë do të ishin biznesmenë dhe ata mendojnë se kjo është fyerje për UÇK, atëherë fyerje për UÇK është edhe përfshirja e Sami Lushtakut në biznese të dyshimta e Rexhep Selimit, Nuredin Lushtakut etj, unë i kam bërë të gjitha analizat krahasuese kështu që nuk ka qenë fyerje për ta.
A arrihet të identifikohen personat kush janë?
“Njëri vërehet, dy tjerë jo unë i kam pa në stacionin policor, por nuk e njoh asnjërin nga ta, policia po bënë përpjekje me i identifiku ata persona. Policia po bën intervista me banorë lokalë për me pa se a po i njeh dikush.
A pret që policia të zbardhë rastin?
Unë shpresoj se do të zbardhët, sepse neve si komunitet i gazetarëve na ndodhin shpesh këso raste, kemi parë raste ku nuk janë identifikuar sulmuesit, nëse këta nuk identifikohen është lajm i keq për gazetarët.
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”