Oliver Varhelyi: Nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhunë

20:28 | 6 Janar 2023
E.H

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas sulmit mbi dy të rinj serbë.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi thotë se është i shokuar dhe se nuk mund të justifikohet asnjë lloj dhune.

“Jam I shokuar me sulmin në Shtërpcë sot. Nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhunë. U uroj shërim të shpejtë. Besoj se do të ketë hetim të plotë nga autoritetet e Kosovës”, tha ai.

Kujtojmë se sot gjatë ditës një person 11 vjeçar e tjetri 21 vjeçar janë plagosur me armë zjarri, por sipas njoftimi të policisë të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka arritur ta arrestoj dorasin si dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se ka kryer veprën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme