Raport i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.
Qendra Klinike Spitalore e Mitrovicës thotë se ai ishte qëlluar në zonën e kraharorit të gjoksit.
“Ka gjashtë plagë injeksioni, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba mbetën në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, tha Milan Ivanoviq, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktimat u plagosën në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi.
Raport i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.
Revolja e tipit Zastava M70A ndryshe njihet edhe si “nëntëshe e gjatë”.
Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviq, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës.
Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur.
Sulmi ndaj Ivanoviqit kishte ndodhur para zyrës së Ivanoviqit. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.
Zheljko Bojiq, shef i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se incidenti me armë zjarri ka ndodhur para selisë së partisë së Ivanoviqit, në rrugën Sutjeska, rreth orës 8 e 10 minuta.
“Me këtë rast është plagosur Oliver Ivanoviqi. Viktima, menjëherë është dërguar në spitalin e Mitrovicës së veriut, ku është tentuar t’i bëhet reanimimi, pas së cilës mjekët kujdestarë kanë konstatuar se ai ka vdekur”, ka thënë Bojiq.
Ai ka shtuar se një incident tjetër ka ndodhur, po ashtu në Mitrovicën e veriut, rreth një orë pas incidentit ku u qëllua Ivanoviq, duke thënë se policia po i heton të dyja rastet, për të shikuar nëse eventualisht ato kanë ndërlidhje.
“Rreth orës 9 e 15 minuta, në rrugën Vojvoda Putnik është gjetur e djegur një veturë e tipit ‘Opel Astra’, pa tabela regjistrimi. Policia, aktualisht është duke dyshuar se ky rast mund të jetë i ndërlidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit. Hetimet ende janë duke vazhduar”, ka thënë Bojiq.
Policia ka rrethuar vendin ku është qëlluar për vdekje Oliver Ivanoviq
Për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të aktit kriminal, Policia e Kosovës ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit. Policia e Kosovës ka ofruar 10 mijë euro shpërblim, për cilindo qytetar, i cili mund të jep informacione, të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti. /Lajmi.net/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...