Oliver Ivanoviq do të gjykohet sërish nga Gjykata Themelore në Mitrovicë nën akuzat për krime lufte gjatë periudhës 1999-2000 kundër civilëve shqiptarë.
Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje procedurale dhe ka vlerësuar se nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike gjatë gjykimit në shkallën e parë. Ka kërkuar që të vërtetohet me saktësi nëse e ka kryer veprën penale për të cilën është ngarkuar. Për pasojë e ka hedhur poshtë ankesën e prokurorisë dhe e ka miratuar pjesërisht ankesën e Ivanoviqit.
Vendimi është konsideruar deri diku i pranueshëm nga avokatët mbrojtës të të akuzuarit. Ata kanë vlerësuar se Apeli nuk ka pasur guxim që ta shpallte Ivanoviqin të pafajshëm.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...