Avokati i Ivanoviç, Nebojsha Vlajic ka thënë se Oliver Ivanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marrë sot në një atentat ndaj tij.
Sulmi thuhet se ka ndodhur rreth orës 8:15 në Mitrovicën Veriore, transmeton Arbresh.info.
Vlajic ka thënë për ‘Blic’ se Ivanoviç, për fat të keq nuk i ka bërë vallë lëndimeve.
“Ai duket se ka vdekur në vend. Deri tani kemi parë pesë plagë plumbash. Ai u dërgua menjëherë në spital, mjekët u përpoqën ta rikthejnë atë, por nuk kishte shpëtim”, tha Vlajiç për Blic.
Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Veri e ka konfirmuar për Arbresh.info se sulmi ka ndodhur sot dhe se nuk dihet ende për gjendjen e Ivanoviq.
Ai është plagosur para selisë së partisë së tij./Arbresh.info
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...