Google ADS

Policia vihet në ndjekje të një veture që pas mesnate vozitë pa drita në Autostradë

21:02 | 28 Nëntor 2019
Arditë Shkodra

Policia e Trafikut Rrugor, tregon për arbresh.info se rastet më të shpeshta të kundërvajtësve në trafik gjatë natës, janë shoferët të cilët vozisin pa drita.

Kundërvajtës të shumtë dhe persona fizik të cilët marrin pjesë në komunikacion, sipas rreshterit Flamur Ahmeti, janë ata të cilët nuk janë të pajisur me drita dhe ata të cilët ngasin automjete me peshë të rëndë, kryesisht kamionë.

Përderisa ekipi i arbresh.info ishte në teren me policinë gjatë ndërrimit të natës, u vërejt një parregullsi, ku një automjet ishte duke lëvizur në autostradë pa asnjë dritë.

Policia menjëherë reagoi, duke ndërmarr masat për përndjekjen e veturës në fjalë.

Pas ndalimit të kësaj veture, rreshteri Ahmeti kërkoi nga vozitësi dokumentet dhe arsyen e ndjekjes dhe ndalesës së tij.

Vozitësi i veturës u gjobit për kundërvajtjen: qarkullim dhe pjesëmarrje në komunikacion/autostradë pa drita, dënim ky që i kushtoi 40 euro.

Ky pra edhe ishte rasti konkret nga shembulli i mëhershëm që rreshteri Ahmeti mori, kur tha se numër i madh i personave fizik marrin pjesë në trafikun rrugor pa drita./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme