Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione të reja ndaj regjimit të Koresë Veriore, e cila vjen si dënim për shkak të testimit të raketës së gjashtë balistike me 3 shtator.
Në sanksionet e reja paarshihet ndalimi i eksporteve të tekstilit në vend dhe kufizimi i importit të naftës së papërpunuar, transmeton portali arbresh.info
Tekstilet janë eksportet e dytë më të mëdha në Korenë Veriore pas thëngjilit dhe mineraleve tjera, ku gjatë vitit 2016 kanë arritur vlerën deri në 752 milionë dollarë. Rreth 80 përqind e eksporteve të tekstilit është dërguar në Kinë.
Koreja Veriore ka kërcënuar SHBA-të se nëse do të vendosen këto sanksione, atëherë Amerika do të ‘përjetojë një dhimbje të madhe’./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte