OKB e quajti dakordësi ‘Beograd-Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi, OKB të sqarojë menjëherë

22:46 | 21 Mars 2023
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka  shprehur shqetësimin e tij se përse OKB në deklaratën zyrtare lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër, e ka cilësuar si një dakordësi e arritur mes ‘Beogradit dhe Prishtinës’.

Sipas Ramës, OKB do duhet të jap shpjegime pse nuk i ka quajtur Kosovë dhe Serbi.

Për këtë Rama, përmes një postimi në Twitter, kërkuar një sqarim të menjëhershëm.

“Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim”, ka shkruar Rama përcjell arbresh.info.

Lexo edhe:

OKB për marrëveshjen e Ohrit, Kosova dhe Serbia të realizojnë detyrimet e marra

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme