Bota po përballet me krizën e saj më të madh humanitar që nga viti 1945, kanë deklaruar Kombet e Bashkuara, pas një lëshimit të një lutje për ndihmë në mënyrë për të shmangur ‘një katastrofë’.
Shefi humanitar i OKB-së Stephen O’Brien, tha se më shumë se 20 milionë njerëz janë duke u përballur me kërcënim të urisë, duke përfshirë Jemenin, Somalinë, Sudanin Jugor dhe Nigerinë, transmeton portali arbresh.info.
UNICEF ka paralajmëruar se tashmë 1.4 milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin shkaku i urisë.
“Ne qëndrojmë në një pikë kritike të historisë”, ka thënë O’Brien. “Tashmë në fillim të vitit organizata e Kombeve të Bashkuara është duke u përballur me krizën më të madhe humanitare që nga themelimi i saj”.
Sipas tij më shumë se 20 milionë njerëz nga vendet e përmendura më lart janë duke u përballur me urinë.
O’Brien ka shktuar se shumë njerëz do të vdesin edhe shkaku i sëmundjeve.
Agjencitë e OKB-së thonë se rreth 100 mijë njerëz janë duke u përballur me urinë në Sudanin Jugor, ndërsa 40% e popullsisë kanë nevojë për ndihma urgjente.
Herën e fundit kur bota u gjend pranë një situate të tillë ishte para gjashtë viteve, pasi në Somali humbën jetën rreth 260,000 njerëz.
Në fillim të muajit mars të këtij viti, është raportuar se 110 njerëz kanë humbur jetën brenda 48 orëve.
Grupet humanitare kanë theksuar se mungesa e ujit edhe fenomeni natyror El Nino, që kanë vrarë bagëtinë dhe kanë shkatërruar të korrat, duke lënë 6.2 milionë njerëz në nevojë urgjente./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...