Google ADS

OJQ-të nga Serbia e Kosova letër Mogherinit kundër ndarjes së  Kosovës

11:15 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Disa organizata të shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina i dërguan një letër shefes së diplomacisë së B-së, Federica Mogherini, me një thirrje që të deklarohet kundër ndarjes së Kosovës ose shkëmbimin e territoreve në një parim etnik.

Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve.

“Sinjalizimi më i shpeshtë i mundësisë së ndryshimit të kufijve dërgon një mesazh shumë të rrezikshëm për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, por edhe të gjithë rajonit, se ekziston një mundësi reale për të legjitimuar pronësinë e rrezikshme etnike të territorit – një parim që ka shtyrë rajonin në disa raste në konflikte të përgjakshme” thuhet në letrën për të cilën “Tanjug” thotë se e ka parë, transmeton Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme