Google ADS

OJQ ‘Ngritja e Zërit’: Të zhdukurit nuk guxojnë të falen

10:54 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Organizata joqeveritare “Ngritja e zërit” e ka quajtur konicidence mbledhjen e sotme të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në të njëjtën ditë kur në Bruksel po vazhdon dialogu Kosovë-Serbi.

Jahir Bejta, përfaqësues i kësaj organizate, përmes një shkrimi i është drejtuar këtij Komisioni duke i kërkuar që të nxjerrë në takimin e sotëm një konkluzion ku thuhet se të zhdukurit nuk guxojnë të falen dhe se në të kundërtën do të jetë akt kundërshtues, raporton arbresh.info.

Sipas kësaj organizate, jeta e njeriut dhe prona private janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Konventat Ndërkombëtare të Gjenevës./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme