Përdorimi i drogës vazhdon të mbetet në përmasa shqetësuese, në rajonin perëndimorë të vendit. Për nga sasia e kapur, prin Ohri, ndërsa vetëm gjatë këtij viti 35 persona janë kapur me drogë nga policia.
“Gjatë vitit janë sekuestruar 100,782 gram marihuanë, 4 gram kokainë, 1247 kërcell dhe 33 fara kanabis, 379.5 mililitra vaj kanabisi, 394 tableta metamfetaminë ose amfetaminë dhe sasi të vogla hashashi, metadon, një përzierje marihuanë dhe duhan si dhe rrëshirë hashashi. Për këta persona të kapur janë ngritur gjithsej 35 kallëzime penale”, tha Stefan Dimovski, zëdhënës I SPB Ohër.
Fenomeni i përdorimit të drogës është bërë më i dukshëm gjatë pandemisë. Janë bërë disa aksione policore për kapjen e shitësve dhe përdoruesve të lëndëve narkotike. Të rinjtë janë konsumuesit më të shpeshtë të lëndëve narkotike e që kryesisht kapen me marihuanë, heroinë dhe kokainë, tregojnë të dhënat e Sektorit për Punë të Brendshme. Psikologia Vala Adili mendon se kjo vjen si pasojë e mungesës së jetës sociale e cila është e rëndësishme për formimin e identitetit.
“Një krizë shumë e madhe të cilën e përballojnë të rinjtë e kësaj moshe për të cilën flasim, realisht të rinjtë nuk kanë pasur mundësi të realizojnë asgjë nga ajo e cila kanë nevojë në këtë moshë në të cilën ata gjenden. Them se është çështje izolimi dhe varshmëritë janë formë jetese, shumë më shumë mund të arrijmë të kuptojmë nëse e shohim si një reagim traume ose një raporti me diçka ose dikë se sa se sa si një përgjegjësi personale, se sa t’i fajësojmë”, pohoi Vala Adili, psikologe.
Situata është shqetësuese edhe në qytetin e Kërçovës ku për 1 vit me lëndë narkotike janë kapur 47 persona, kryesisht të rinj. Nga SPB Kërçovë tregojnë se gjatë vitit janë sekuestruar 1534,48 gram marihuanë, 716.91 gram heroinë, 5,71 gram kokainë, 5 kërcell dhe 39 fara të bimës kanabis dhe sasi të vogla metilen dioksimetamfetaminë, metadon, rrëshirë hashashi dhe marihuanë të përzier me duhan.
Psikologia Adili mendon se për këtë situatë nuk duhet të fajësohen vetëm të rinjtë sepse sipas saj, shumë kërkohet nga rinia por pak jepet për ta.
“Si kulturë, prej të rinjve më shumë kërkojmë se sa japim, ne e perceptojmë rininë si diçka shumë të mirë, shumë të bukur, shumë nostalgjik dhe vetëm pjesën romantike të moshës re e shohim por nuk shohim sfidat çfarë të rinjtë i kanë”, tha Vala Adili, psikologe.
Situata më e mirë qëndron në Strugë ku për një vit janë është sekuestruar 4,71 gram kokainë, 133,82 gram marihuanë, 76,62 gram përzierje e duhanit dhe marihuanës, 19 fara kanabisi dhe sasi më të vogla hashashi, heroine dhe rrëshire hashashi. Ndaj 19 autorëve janë ngritur 18 kallëzime penale tregojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër./TV21/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...