Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Këtë e ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, i cili dje u takua me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, duke e falënderuar që po mundësojnë lokacionin e Ohrit për takimin e radhës.
“Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.
Kurti dhe Vuciq u takuan në Bruksel të hënën e 27 shkurtit, ndërkaq nga ai takim u pajtuan për pranimin e propozimit evropian, i njohur ndryshe si plani franko-gjerman.
Fillimisht u raportua se takimi i ardhshëm më 18 mars do të mbahet në Shkup, megjithatë, duket se BE-ja ka vendosur ndryshe./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...