Ofroi ryshfet 50 euro policisë, arrestohet shtetasi serb në Merdare

17:30 | 21 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës, ka arrestuar një shtetas serbë në dyshimin për dhënie ryshfeti.

Ai është arrestuar në në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, i cili u kishte ofruar 50 euro ryshfet një zyrtarit policor.

“Sot, më 21.12.2021, rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, në hyrje për në Republikën e Kosovës, gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit në kufi, një mashkull shtetas i Serbisë (N.V., viti i lindjes 1993), ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin më dokumentacion që nuk plotëson kriteret për të kaluar kufirin”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar, si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘dhënie ryshfeti’. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme