Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë R.C, i cili i kishte tentuar t’i jap ryshfet zyrtarit doganor në mënyrë që të lejohet të hyjë në Kosovë pa certifikatë të vaksinimit kundër Covid-19.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.C., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili gjendet në paraburgim nga data 12.12.2021, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton prokuroria.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.C., me datë 12.12.2021, rreth orës 20:30 min., në pikën kufitare të Vërmicës, kufiri Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejt ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin “Mercedes 220 E” me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me një pasagjere, i pandehuri në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur qe nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit vendos një kartëmonedhë prej pesëdhjetë (50) euro, të cilën ia jep zyrtarit policor Sh.M., e në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, se nuk kanë certifikatë vaksinimi, nëse ka mundësi që tu lejohet hyrja në Kosovë. Me këto veprime i pandehuri R.C., ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...