Google ADS

Oficeri i FSK-së, Kemajl Haliti diplomon në Inxhinjeri ushtarake

08:39 | 18 Tetor 2024
K.B

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar se kapiten Kemajl Haliti ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard Wood , Missouri të Shteteve të Bashkuara te Amerikës.

Siç thuhet në njoftimin e FSK-së, trajnimi ka për qëllim përgatitjen e oficer inxhinierë të nivelit të mesëm me njohuri dhe aftësitë të nevojshme për të udhëhequr dhe menaxhuar në mënyrë efektive operacionet inxhinierike në nivel kompanie dhe regjimenti, duke i përgatitur ata për rolet e stafit dhe pozicionet komanduese duke u fokusuar në parimet e avancuara inxhinierike, planifikimin taktik, vendimmarrje ushtarake, krijimi dhe zhvillimi i lidershipit brenda kontekstit të inxhinierve luftarak.

“Nga 75 oficerë, 16 prej tyre ishin oficerë nga vendet si :Arabia Saudite, Benini, Brazili, Indonezia, Kosova, Korea Jugore, Gjermania, Bregu Fildishte,Tunizia, Italia, Mbretëria e Hashimetit- Jordani, Kuvajti dhe Lituania gjithsej kemi qen 16 oficer te huaj ne mesin e 75 studenteve ofice”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme