Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhemi Mziu, ka diplomuar me sukses në kursin e karrierës së kapitenit të manovrës, në Fort Moore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Edukimi për kapiten të karrierës, përgatit oficerë për lidership, komandant të ardhshëm të kompanive të përgatitur dhe trajnuar për detyrat në udhëheqje, trajnim të trupave e planifikim efikas për të qenë në gjendje për të udhëhequr kompaninë drejt realizimit të detyrave për të siguruar paqen kudo në botë” , thuhet në njoftimin e FSK-së të publikuar në Facebook.
Në këtë njoftim tutje theksohet se Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po ngrit kapacitetet njerëzore me standardet më të larta të shkollimit dhe edukimit në shkollat dhe akademitë më prestigjioze në botë, e gjithë kjo falë mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve të saj strategjikë./rtk
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...