Oficeri britanik që shërbeu në Kosovë thotë se UÇK-ja ka pasur mosmarrëveshje të brendshme

19:07 | 18 Korrik 2023
K.B

Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarit të 14-të me radhë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka pohuar se nga të gjithë theksohej se kishte mosmarrëveshje mes Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

‘‘Ishte e qartë të theksohej nga të gjithë se kishte mosmarrëveshje mes UÇK-së’’, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, avokatit Gregory Kehoe.

Paraprakisht, dëshmitari ka thënë se ka qenë në territor të UÇK-së dy-tri herë dhe është e drejtë të thuhet se njësitë kanë qenë ad-hoc, nga persona që ishin fshatarë dhe guximtarë.

Ai tha se mund të thuhet se kjo ushtri nuk kishte të njëjtat aftësi që ka pasur ushtria serbe dhe se nuk kundërshton mendimin e lexuar të gjeneral Majers se perfomanca e UÇK-së kishte defekte dhe ka pasur mungesë të kohesionit mes grupeve të njësive dhe kontroll të keq dhe që UÇK mund të thuhet se është mundur gjatë gjithë fushatës.

I njëjtë më tej tha se atë kohë ka dikur se kush kanë qenë komandantët e zonave por nuk e ka ditur se nuk përfshihej në komandën e lartë.

Po ashtu ai pohoi se nuk i kujtohet të ketë përmendur dikush Hashim Thaçin deri në kohën e Rambujesë.

Ladwidge tha se e di se Drini ka qenë komandant i Pashtrikut, por kush ishte para tij nuk kishte informacion.

I pyetur nëse atë kohë ka pasur spiunë dhe bashkëpunëtorë, dëshmitari u përgjigj ‘‘padyshim’’, po ashtu kur u pyet se a është në dijeni se në verën e 1998 UÇK është zënë në prit për shkak të informacionit që ka rrjedh në anën tjetër, u përgjigj ‘‘padyshim, është roli i zbulimi ushtarak’’.

Ndërkaq tha se ‘‘kjo nuk do të më befasonte’’ kur u pyet nëse kishte informacion se ushtarët e UÇK-së dezertonin postet e tyre.

Më tej, dëshmitari u pyet nëse kishte njohuri se një individ i njohur si Toni ka refuzuar të ishte komandant batalioni dhe të raportojë para shtabit të Drenicës dhe ka shkuar në Rahovec duke krijuar komandën e vet, e që ai tha se ‘‘jo’’.

Por shtoi se ka pasur fjalë se ka pasur përleshje mes strukturave të UÇK-së e që për këtë çështje avokati Kehoe lexoi disa pjesë të raportit të OSBE-së që shfaqnin pjesë lidhur me problemet e natyrës organizative sikurse fenomeni i mungesës së armëve apo mosrespektimin e komandës së batalionit si dhe refuzimin e urdhrave nga ushtarët.

Pas kësaj, dëshmitari tha se është treguar në përgjithësi dhe ka pasur fraksione të ndryshime sa i përket organizimit të luftës në Rahovec.

Po ashtu, avokati Kehoe ka vazhduar ta marr në pyetje për marrjen e Rahovecit nga ana serbe, e që sipas Kehoe sulmi i UÇK-së kishte ndodhur me datën 17, ndërsa dy ditë më vonë serbët e kishin rimarrë qytetin.

“Dhe ju na thatë rreth 150 civil shqiptar u vranë gjatë këtij procesi”, e pyeti tutje avokati Kehoe.

Në lidhje me këtë, Ladwidge tha se sa i përket numrit nuk e ka të qartë, por që ishte numër i madh i civilëve, e që ishte shifra më e përafërt e që kishin marrë.

Tutje, Ladwidge ka pohuar se këta njerëz ishin vrarë nga forcat serbe.

Ndërsa, kur u pyet se çfarë kishte ndodhur me zonat ku ishin vrarë 150 civilët, ai tha se mesa e di ka pasur një operacion të spastrimit.

Ndër të tjera, ai tha se në këtë qytet ka pasur komunitetet të ndryshme dhe se njerëzit ishin të afërt me njëri-tjetrin, duke shtuar se është e drejtë të thuhet se çdo kush në atë qytet me përjashtim të disa kryerësve shprehën keqardhje të madhe për atë që kishte ndodhur.

Sipas tij, nga këndvështrimi i shqiptarëve disa e kanë fajësuar UÇK-në sikur në situata të tilla se kur i vihet faji dikujt tjetër.

“Mendoj që në shumë raste njerëzit fajësuan UÇK-në që kishin filluar për atë që ndodhin, por asnjëra nga komunitetet nuk mund të them se ishin të kënaqur, ato shprehen keqardhje”, tha Ladwidge.

I njëjti tha se ka pasur edhe serb, një, dy apo tre individë që kanë qenë të përfshirë dhe se nga ana e shqiptarëve e dinin për këta kryerës.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së të njëjtit, seanca ka kaluar në sesion privat në 3 periudha të shkurtra kohore.

Ndërsa, i njëjti do të vazhdojë me dëshminë e tij edhe gjatë ditës së nesërme, e që pritet edhe ta përfundojë.

Oficeri britanik që shërbeu në Kosovë thotë se roli i tij ishte hetimi për të drejtat e njeriut lidhur me personat e zhdukur

(Përditësuar, ora 15:00)-Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, gjatë dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari i 14-të me radhë, Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë tha se roli i tij kishte qenë të hetojë për të drejtat e njeriut lidhur me personat e zhdukur.

Fillimisht, dëshmitarit i janë paraqitur tri deklarata, nga të cilat ka konfirmuar se është nënshkrimi i tij dhe i ka pranuar si të sakta e që sipas tij pasqyrojnë drejtë mendimet e tij, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Nga përmbledhja e lexuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ky dëshmitar ka qenë oficer i ushtrisë britanike që ka shërbyer në misionin e OSBE-së në Kosovës dhe i cili ka hetuar raste të personave të ndaluar nga UÇK-ja dhe janë zhdukur rreth korrikut 1998 në Rahovec dhe zonën përreth dhe se ai kishte bërë intervista me anëtarë të familjarëve të viktimave.

Dëshmitari pohoi se dokumenti që iu paraqit më tej është procesi i intervistimit që kanë bërë në Hoç të madhe apo në qendrën e koordinimit në Rahovec rreth 4 janarit 1999.

Ai tha se është dokumenti i shkruar me ndihmën e përkthyesve serbë të cilit kanë mund të jenë sipas tij dy apo tre.

Ai tha se qëllimi i intervistave ka qenë që të përpjekën të përcaktojnë fatin apo vendndodhjen e familjarëve të përfshirë në këto deklarata.

Ai foli konkretisht për disa persona, ku paraprakisht tha se që kur kanë mbërri në Rahovec në fund të nëntorit 98 që nga dita e parë të afërmit e disa serbëve i kanë takuar ata thuajse përditë dhe tha se ata i njihnin mirë.

Lidhur me Zlogjana Bojanoviq tha se e kanë takuar disa herë atë dhe se hera e parë që janë takuar duhet të jetë rreth 25 nëntor 1998 kurse hera e fundit marsi 1999.

Ladwidge tha se të njëjtës i ishte rrëmbyer bashkëshorti dhe ishte i zhdukur për disa muaj duke shtuar se ajo ishte e stresuar por edhe e dëshpëruar me punën e atyre që po merreshin në hetimin për zhdukjen e tij.

Tutje tha se ishte nuk e mërzitur dhe në gjendje të stresit të lartë.

Kurse për Skavka Bojanoviq po ashtu tha se e kishin takuar disa herë dhe nuk mund të kujtojë saktë datën e zyrtarizimit të intervistës.

Edhe për të tha se kishte përjetuar trauma ekstreme por se sjellja e saj ishte më e drejtpërdrejtë dhe emocionet shfaqeshin më pak.

Më tej dëshmitari tha se Slavka kishte humbur besimin për atë çka ata mund të bënin pra në misionin e tyre, duke shtuar se kjo ishte e zakonshme edhe për të tjerët.

Ndërkaq, dëshmitari Ladwidge tha se i kujtohet edhe biseda me Jovan Lukiq, të cilin e përshkroi se ishte jashtëzakonisht i mërzitur dhe se nuk donte të fliste për ngjarjen që kishin ndodhur.

Për të tha se i kujtohet se deklaratën isha kishin marr në shtëpinë e tij.

Në vazhdim dëshmitarit nga ana e ZPS-së iu paraqit edhe një raport për të cilin Ladwidge tha se ‘‘është një pjesë e raportit të hetimit të OSBE-së për të drejtat e njeriut në këtë rast para ndërhyrjes së NATO-s, që ka të bëj me shkeljen e të drejtave të njeriut pas ndërhyrjes’’.

Ai tha se ka kontribuar edhe vet personalisht në këtë raport duke thënë se informatat në përgjithësi janë në përputhje me atë se si ata kishin kuptuar ngjarjet në atë kohë në Rahovec.

Seanca ka vazhduar më pas me pyetjet nga mbrojtësi i Thaçit, avokatit Gregory Kehoe.

Duke u përgjigjur në pyetjet e tij, dëshmitari sqaroi se ka qenë i përfshirë në fushën e inteligjencës në ushtrinë britanike dhe ka pasur dy mandate në Bosne, dhjetor 98 – maj 97 dhe mars – shtator 98 dhe se kishte mësuar gjuhën serbe nga mesi i vitit 1996.

Kurse tha se ishte dislokuar në Kosovës rreth nëntorit 1998 kur fillimisht kishte qëndruar 8 ditë në Beograd e pastaj në Kosovës me disa ditë raportimesh, në Prizren dhe më pas në Rahovec.

Aty kishin qëndruar në një shtëpi me qira të vendosur diku në kodër, në pjesën kur jetonin serbët.

Dëshmitari tha se ishin ekip fillimisht prej 4 vetëve e më pas i gjithë grupi është përbërë nga 22 persona.

Tutje, ai shtoi se atë kohë raportimi ishte mjaftë jozyrtar, ku tha se i raportonte shefit të tij e më pas edhe personit që sipas hierarkisë i referohej Suzan Peterson.

Kur u pyet se a kishin mësuar për shqiptarët që jetonin në Rahovec dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një strukturë rurale horizontale ushtarake ai tha se pjesa e UÇK-së nuk ishte përgjegjësi e tij.

Duke i lexuar një pjesë të raportit të OSBE-së ku thuhej se UÇK-ja është strukturë rurale e shqiptarëve të Kosovës e cila ka mbetur relativisht horizontale me besnikëri ndaj familjes dhe fshatrave me pak autoritet qendror dhe se UÇK-ja zhvillohet me strukturë të lokalizuar me një komandë qendrore e krijuar apo imponuar më pas dhe se deri me ardhjen e Agim Çekut prill 99, nuk kishte personal të mirë stërvitur të UÇK-së që mund të jepte udhëheqësi dhe se kishte vetëm disa ide shumë bazike lidhur me taktikën e këmbësorisë, e që kur iu kërkuar të pajtohet apo jo me këto të thëna, dëshmitari tha se ‘‘nuk mund as të pajtohem as të ju kundërshtoj se nuk kam qenë analist ushtarak’’.

Më tej tha se hetimi që ka bërë ai ka qenë 80 deri 90% që kishte të bënte me krimet e forcave serbe por për atë që po pyetet tani, kanë të bëjnë me hetimet e kryera në veten e 1998 përderisa ata ishin vendosur në Rahovec në nëntor 1998.

Ndërkaq, kur u pyet se a nuk ishte detyrë e tij të kuptonte çka ndodhi në 98-ën, duke përfshirë çka ndodhur me UÇK-në dhe çka me forcat serbe, Ladwidge përsëriti se puna e tij ishte të përcaktonte fatin se çfarë kishte ndodhur me personat e zhdukur.

Përsëri, duke i lexuar disa të tjera deklarime si ajo se UÇK-ja rrezikohej nga përleshjet e brendshme brenda komandantëve të zonave, Haradinaj, Shalës dhe Remit dhe nga rezistenca e komandantëve të zonave për të marr urdhra nga udhëheqësia politike e UÇK-së, dëshmitari tha se ‘‘nuk ka qenë fushëveprimi im’’.

Po ashtu iu lexua edhe deklarimi i një ushtari David Willsion që kishte thënë se nga fotografia e përgjithshme janë kryesisht grupe të fragmentuara dhe të vogla, grupi më i madh nuk ka qenë më shumë se 40 anëtarë dhe se ishin grupe të armatosura jo me armë shumë të mira ajo jo shumë të armatosura.

Pas kësaj, dëshmitari deklaroi se roli i tij ka qenë të kryejë hetim për të drejtat e njeriut lidhur me personat e zhdukur dhe se për këtë ka shkuar në patrullim të zonave të UÇK-së ku sipas tij ishin të uniformuar dhe armatosur dhe dukeshin qartë se janë anëtarë të UÇK-së, e që kjo është e gjitha çka mund të thotë.

‘‘Nuk kam dijeni të komentoj lidhur me vlerësimet që po lexoni’’, tha dëshmitari drejtuar avokatit Kehoe.

Seanca do të vazhdojë me dëgjimin e këtij dëshmitari pas pushimit të drekës.

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, nis dëshminë oficeri i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme