Oficerët e FSK-së, diplomojnë në SHBA

20:21 | 10 Dhjetor 2024
K.B

Kapiten Çlirim Morina dhe kapiten Bardhyl Dugolli, përfundojnë me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manoveres (MCCC) në Qendrën e Ekselencës së Manovrave (MCoE), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas FSK-së, ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik.

“Kapitenët tanë kanë treguar përkushtim dhe aftësi të larta, duke kaluar me sukses vlerësime të strikte në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake. Gjithashtu me përkushtimin e tyre ata kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në të menduarit në fushëbetejë, komunikimin efektiv, dhe kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme