Google ADS

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë

10:43 | 13 Janar 2025
E.H

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë, gjashtë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përmbyllur me sukses shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KTHOSH), në Shqipëri.

Sipas njoftimit FSK bën të ditur se ky kurs përgatit oficerët e shtabit të batalionit, dhënien e njohurive në nivelin e brigadës, ku përgatit oficerët në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin me trupat.

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbështesin në vazhdimësi ngritjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes globale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm