Edhe pse të mërkurën ishte dita e parë e panairit, pritshmëritë e Shtëpive Botuese ishin të mëdha
Besian Zeneli nga Shtëpia Botuese Pema, ne një prononcim për arbresh.info tha se nga viti në vit rritet numri i vizitorëve në panair.
“Ditën e parë ose momentet e para të hapjes së panairit normalisht frekuentimi është i mirë. Prej ditës parë kur fillon dhe në ditët në vazhdim, nga viti në vit gjithmonë ka pas rritje, kapërcim të vitit paraprak dhe këtë vit presim të ketë vizitorë” tha ai
Zeneli gjithashtu tha se kësaj here presin që parashikimet dhe pritjet e tyre për këtë Panair të tejkalohen.
“Kemi edhe prurje te reja dhe meqë panairi ka një traditë, një pjesë e njerëzve e presin me padurim, për shkak të prurjes së titujve të rinj dhe ofertës që kemi. Edhe besojmë dhe shpresojmë që parashikimet dhe pritjet tona jo të dalin, por edhe të tejkalohen” tha ai
Tutje Zeneli tha se kanë rreth 120 tituj, por ne panair të Librit janë 12 tituj qe ata prezantojnë për herë të parë.
“Ne kemi 12 tituj që janë për herë të parë në këtë panair, pa llogarit titujt paraprak qe kemi pas, kemi të ekspozuar diku rreth 120 tituj, mirëpo 12 prej tyre janë enkas për panairin” tha ai
Në edicionin e 21 të Panairit të librit “Prishtina 2019” marrinë pjesë botues shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia dhe Diaspora./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...