Google ADS

Ofendoi shqiptarët, aktakuzë për nxitje të urrejtjes kundër ish-ministrit Ivan Teodosijeviq

16:16 | 1 Korrik 2019
L G

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Admnistratës Publike, Ivan Teodosijeviq, raporton arbresh.info.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit I.T., pasi që në cilësinë e Ministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij, me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës”, bën të ditur prokuroria.

Teodosijeviq sipas prokurorisë akuzohet se duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij, me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“I pandehuri I.T., më 24.03.2019, në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, të ashtuquajtur “në kujtim të viktimave të bombardimeve të NATO-s”, shprehet se “Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, veprime këto të cilat mund të prishin rendin publik ose të shkaktojnë pasoja tjera më të rënda në Republikën e Kosovës”, bën të ditur prokuroria.

Me këto veprime ish-ministri, sipas prokurorisë ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” nga neni 147, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndryshe, kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj në muajin prill të këtij viti kishte shkarkuar Ministrin e Administratës Publike, Ivan Teodosijeviq.

Vendimi sipas kryeministrit ishte marrë pasi kishte ofenduar shqiptarët duke thënë se janë gjakpirës dhe terroristë si edhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim. /Arbresh.info

Të ngjashme