Ofendoi dhe pengoi zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, prangoset ferizajasi

13:33 | 18 Shtator 2021
L G

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se në gjendje të dehur kishte ofenduar dhe penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës së tyre.

Rasti ka ndodhur në rrugën Reçaku në Ferizaj rreth orës 5:00 të mëngjesit, shkruan arbresh.info.

Përveç kësaj, sipas njoftimit të policisë, i dyshuari gjatë intervistimit në stacionin policorë ka dëmtuar tavolinën dhe një karrige.

Rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Rr. Reçakut, Ferizaj 17.09.2021 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë. I dyshuari gjatë intervistimit ka arritur që në zyrën e intervistimit të dëmtojë një tavolinë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme