Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takimin e parë Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në interes të biznesit vendor, thuhet në një komunikatë për medie, transmeton arbresh.info.
Kryetari Rafuna u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e deritanishëm me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe mirëpriti mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim.
Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojat e biznesit në Republikën e Kosovës si dhe promovimin e mundësive për tërheqje të investimeve të huaja në vendin tone, thuhet tutje në këtë komunikatë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, u pajtuan që të kenë takime të rregullta me bizneset e dy odave për identifikimin e çështjeve me të cilat përballet sektori privat në Kosovë, avokim të përbashkët për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, si dhe tejkalimin e barrierave në tregtimin përtej kufijve./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...