Duke pasur parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik në vend, është më se e rëndësishme që vendimmarrësit të përgatisin dhe të zbatojnë politika që do të mundësonin fuqizim më të shpejtë të sektorit privat dhe rritje të investimeve, të cilat do të rezultonin me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës, transmeton arbresh.info.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson se paga minimale e propozuar nga Këshilli Ekonomik Social në vlerë prej 250 eurosh është në kundërshtim me objektivat e sipër cekura, meqë mund të ndikojë në përkeqësimin e mëtejmë të prospekteve të punësimit si dhe në rritjen e informalitetit në punësim, e si i tillë ky propozim duhet të hidhet poshtë nga Qeveria e vendit.
Oda Amerikane beson se paga minimale duhet të jetë reflektim i parametrave ekonomikë në vend dhe duhet të marrë për bazë aftësinë konkurruese të sektorit privat. Fuqia e lirë punëtore është një ndër faktorët kryesorë që ndikon jo vetëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, por edhe në përpjekjet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte.
Rritja e pagës minimale mund të përkeqësojë edhe më shumë papunësinë në mesin e të rinjve si dhe punëtorëve me shkathtësi më të ulëta, që zakonisht bëjnë pjesë në grupin e përfituesve të pagës minimale. Anketa e fuqisë punëtore për tremujorin e tretë të 2017 sqaron se papunësia në mesin e të rinjve deri në moshën 24 vjeçare është gati 60%. Prandaj, Oda Amerikane i bënë thirrje Qeverisë që të reflektojë, meqë politikat që mund të nxisin përkeqësimin e indikatorëve të tillë duhet të evitohen me çdo kusht.
Oda Amerikane përsërit edhe një herë qëndrimin e saj kundër rritjes së pabazuar të pagave në sektorin publik, meqë kjo rrit presionin mbi sektorin privat, si dhe nxit zhvendosjen e kuadrove të kualifikuara në sektorin publik./arbresh.info/
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...