Odat ekonomike kërkojnë shtyrje të kredive për bizneset dhe qytetarët

10:33 | 15 Mars 2020
A Z

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda e Afarzimit të Kosovës dhe Shoqata e Kontabilistëve, kanë mbajtur një konferencë për media për të masat që i kanë ndërmarrë në shërbim të mbrojtjes së bizneseve për të përballuar situatën e krijuar pas shfaqjes së koronavirusit në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se vendimi i Qeverisë për mbylljen e bizneseve ka krijuar konfuzion.

“Ne sot do të tratjojmë masat që nuk janë të shëndetit publik, por që ta ruajmë ekonominë ne sektorin privat dhe disa masa që do të na ndihmonin që të rimëkëmbemi Kjo situatë pritet të shkaktojë pasojat në sektorin privat .Ne kemi pasur edhe një takim dje me një pjesë me qeverinë ë Kosovës. Ne sot jemi mbledhur që ti vetëdijësojmë punëtorët pas vendimi të qeverisë të ditës së premte”.

Ai u ka bërë thirrje punëtorëve që nuk preken nga vendimi i Qeverisë që ta dalin në punë dhe prodhimi të vazhdojë. Rukiqi ka thënë se pavarësisht situatës, jeta nuk ndalet.

“Ndalja e punës për shkak të kësaj, rrezikon prodhimin nga shumë kompani, por rrezikon edhe shërbimet., përfshirë internetin dhe telefoninë. Probleme ka pasur edhe KEDS-i që na furnizon me rrymë. Edhe aty ka pasur refuzim masiv për të dalë në punë. Masat e nevojshme duhet në merren por jo të ndalet puna dhe jeta normale, sepse asnjë vend nuk e ka ndalë. Furnizuesit tanë dhe prodhuesit janë shkuar edhe janë furnizuar edhe në Itali. Kjo rrezikon edhe furnizimin por sjellë dëme të pa riparueshme për ekonominë e vendit “, thotë Rukiqi.

Ndërsa, drejtori i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se Qeveria duhet të dalë me një fushatë vetdijësuese për ta shmangur panikun.

“Qeveria duhet të dalë me një fushatë vetëdijesimi për shmangien e panikut të shtuar. Ekziston një kërcënim por nuk duhet të shkaktojë panik të pakontrolluar. Si asociacion i biznesit kemi kërkuar që punëtorët të dalin në vendet e punës, sepse ka punë që nuk mund të kryhen nga shtëpia. Kemi kërkuar nga kompanitë  të marrin masat e nevojshme që mos të kontaminohen me virusin Covid 19. Dorëza, pastrues duarsh dhe maska. Ftojmë qeverinë të ketë konsideratë për mbrojtje të biznesit”, tha Zeka.

Ndërkaq Skënder Krasniqi Kryetari i Odës së Afarizimit të Kosovës kërkoi që Qeveria të reagoi më shpejtë ndaj kërkesave të komunitetit të biznesit.

“Shteti duhet të reagoj ndaj kërkesave tona. Duhet të jepen leje të veçanta për sektorë të caktuar për lëvizjen.Ne sot kemi tre komuna në karantinë, nesër mund ti kemi të gjitha. Duhet të ketë një pako përkrahëse për bizneset për pagat, tatimet, pagesat dhe qiratë. Sepse kjo gjendje mund të zgjasë dhe mund të kemi një problem “.tha Krasniqi.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/643832993103128/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme