Google ADS

Odaloviq: Vizita e Vuçiqit qetësoi serbët në Kosovë

11:11 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Është arritur qëllimi i vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që ishte qetësimi serbëve në Kosovë, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq dhe shtoi se Serbia do të bëjë gjithçka për t`iu siguruar atyre një jetë më normale dhe më të sigurt në Kosovë.

Vizita kishte një peshë të veçantë për serbët, siç theksoi ai, sepse pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në mes të ditës, njerëzit ishin të frikësuar, të pasigurtë, tha ai, njofton Klan Kosova.

Kreu i shtetit serb gjatë vizitës në Mitrovicë të veriut,bëri homazhe pranë vendit ku është vrarë me gjashtë plumba politikani Oliver Ivanoviq.

Gjatë vizitës në Kosovë, ai tha se Prishtina zyrtare është përgjegjëse për veriun e jo Serbia./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme