Google ADS

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë: Korrupsioni po largon investitorët e huaj

19:16 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me transparencën në rënie dhe angazhimin e ulët të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera shtetërore në luftimin e korrupsionit.

Në reagimin e saj kjo odë thotë se një studim që ka bërë për perceptimin e korrupsionit ka gjetur se mbi 75% e bizneseve besojnë se korrupsioni në Kosovë është sistemor, derisa faktorët që mundësojnë korrupsionin janë sundimi i dobët i ligjit dhe mungesa e vullnetit politik.

Mbi 50% e bizneseve të anketuara besojnë se niveli i korrupsionit ka mbetur i njëjtë krahasuar me pesë vjet më parë.

“Arritja e rezultateve konkrete në luftimin e korrupsionit do të ishte dëshmi konkrete e përkushtimit të institucioneve përgjegjëse për heqjen e një njolle që vazhdon të pasqyrojë vendin në raporte të organizatave prestigjioze ndërkombëtare e vendore. Raportimet e tilla pa dyshim se zvogëlojnë mundësitë e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, ndërsa viti 2018 sjell shifra shqetësuese në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e Odës Amerikane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme