Oda e Veterinarëve të Kosovës ka ngritur një komision të Etikës profesionale veterinare. Këtë vendim në mënyrë unanime OVK e mori në një mbledhje të anëtarëve të kryesisë së saj duke u bazuar në Statutin e saj dhe rregulloren e punës.
Sipas vendimit Komisioni i Etikes së Profesionit Veterinar, do të jetë i paanshëm, profesional, i përfaqësuar nga Oda Veterinare e Kosovës (OVK), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Fakulteti i Bujqësie dhe Veterinarisë (FBV) dhe KSAVA.
Komisioni do të përbëhet nga 5 anëtarë: Driton Zeqri (KOVK), Kryetar, dhe katër anëtarë Hyzri Ymeri (OVK), Dardan Pozhegu (OVK, KSAVA), Driton Çaushi (FBV) dhe Bafti Murati (AUV).
Komisioni do t’i trajtoj të gjitha ankesat e drejtuara në OVK apo/dhe AUV nga: mjekët veterinerë në terren, inspektorët veterinar lokal apo regjional si dhe OJQ-ja “Fondacioni për të drejtat e kafshëve”, lidhur me keqtrajtimin e qenve endacak nga veterinarët e përfshirë apo jo në projektin ‘Menaxhimi dhe Kontrolli i Qenve Endacak’, qoftë kjo për shkak të paaftësisë për ta kryer punën profesionalisht, apo me qellim abuzimi dhe përfitimi material apo shantazhi të kolegëve.
“Qëllimi i këtij komisioni është që të mbroj: profesionistët veterinerë, profesionin veteriner, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve si dhe paranë publike nga abuzuesit potencial”, thuhet në vendim.
P as vlerësimit profesional, të pavarur dhe të pandikuar, komisioni do t’i rekomandoj AUV-së, përmes OVK-së (rekomandimet duhet të bëhen me shkrim siç është cekur në rregulloren e Punës së OVK-së), për masat që duhet të merren ndaj veterinerëve të cilët abuzojnë apo bëjnë shkelje gjatë realizimit të projektit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...