Noterët e Kosovës, janë ankuar te ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, lidhur me disa vendime të Odës së Noterëve për të cilat thonë se janë tejkaluar në mënyrë të kundërligjshme kompetencat e ONK-së.
Lidhur me këtë ministri Tahiri i ka dërguar një letër kryetares së Odës së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu dhe gjithë Noterëve në Republikën e Kosovës lidhur me ankesën e tyre, kundrejt ONK-së.
Sipas letrës, ministri Tahiri pohon se ka pranuar disa ankesa nga noterët të cilët kanë theksuar se Kryesia e Odës së Noterëve të Kosovës prej themelimit e deri më sot ka nxjerrë disa dokumente përfshirë qëndrime, vendime e opinione të cilat janë tejkaluar në mënyrë të kundërligjshme.
Ndër të tjera, Tahiri u bërë me dije Kryesisë së ONK-së se ajo duhet të jetë e ndikuar drejtpërsëdrejti në pavarësinë dhe paanshmërinë e punës së Noterit të garantuar me ligj.
Por bazuar në ankesat që Ministria e Drejtësisë ka marrë në shqyrtim vërehet se Kryesia e Odës së Noterëve është lëshuar në interpretimin e dispozitave të akteve ligjore dhe akteve nën ligjore.
Ministri u ka bërë thirrje Kryesisë së ONK-së që çdo veprim të saj ta ndërmarrë në kuadër të kompetencave të saj, siç edhe e parasheh ligji nr. 03/L-010 për Noterinë dhe Statutin e Odës së Noterëve. /arbresh.info
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...