Oda e Infermierëve: Zvogëlimi i numrin të infermierëve është lajm i keq

21:36 | 18 Qershor 2021
L G

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shqyrtojë vendimin për ndërprerjen e kontratës për mbi 300 infermierë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë që ishin punësuar me ndihmën e Bankës Botërore.

Përmes një komunikate për medie, ata thonë se zvogëlimi i numrin të infermierëve është lajm i keq, shkruan arbresh.info.

“Atyre, nuk iu është vazhduar kontrata që e kishin valide deri më 21 qershor 2021, mirëpo sakrifica që kanë bërë këta infermierë gjatë kohës së pandemisë duhet të vlerësohet dhe atyre t’iu jepet një mundësi për të vazhduar angazhimet. OIK ka bërë kërkesa të vazhdueshme për shtimin e infermierëve në institucionet shëndetësore dhe zvogëlimi i numrit të infermierëve të punësuar në këto institucione paraqet lajm të keq. Andaj, si OIK kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që të shqyrtojë mundësinë e vazhdimit të kontratave për këta infermierë”, thuhet në reagimin e Odës së Infermierëve.

Rreth 360 infermierë që ishin punësuar për shkak të pandemisë kanë protestuar para Klinikës Infektive.  Atyre nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/

 

Të ngjashme