Oda e Infermierëve të Kosovës nderohet me “Mirënjohjen e Qarkut Shkodër”

10:53 | 23 Qershor 2019
Arbresh.info

Titulli “Mirënjohja e Qarkut Shkodër” sivjet ka shkuar për Odën e Infermierëve të Kosovës.

Këtë mirënjohje Naser Rrustemajt, kryetari Odës së Infermierëve të Kosovës, ia ka ndarë Greta Bardeli, kryetare e Qarkut të Shkodrës.

Ajo ka thënë se kjo mirënjohje i ndahet OIK-ut, duke vlerësuar nivelin e marrëdhënieve të krijuara midis profesionistëve shëndetësorë të Qarkut të Shkodrës me profesionistët shëndetësorë të Kosovës.

“I shpreh OIK falënderim dhe mirënjohje për ndihmën e çmuar në lidhjen e marrëdhënieve midis profesionistëve shëndetësorë të Qarkut Shkodër me profesionistët shëndetësorë të Kosovës”, ka thënë kryetarja Greta Bardeli.

Edhe kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustremaj ka falënderuar Qarkun e Shkodrës për këtë vlerësim që iu bë gjatë një konference të organizuar në Shkodër e që përfshiu prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme nga Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

Rrustemaj gjatë konferencës është zotuar se vitin e ardhshëm në Prishtinë do të mbahet një konferencë mbarëkombëtare e infermierisë.

“Ne do të fillojmë shpejt me organizimin e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet në Kosovë”, ka thënë Rrustemaj.

Ndryshe, Departamenti i Infermierisë I Universitetit “Luigj Gurakuqi dhe Shoqata Kombëtare e Fizioterapistëve kanë organizuar Konferencën e Parë Shkencore Mbarëkombëtare të Shkencave Mjekësore Teknike.

Kjo konferencë ndryshe nga herët e tjera ka një specifikë të veçantë pasi për herë të parë mbledh ekspertë të fushës së mjekësisë, e pedagogë nga trevat shqiptare dhe ka për synim shkëmbin e eksperiencave në fusha të ndryshme atë të mjekësisë, shkencave edhe në mësimdhënie.

Shefi i Departamentit të Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, Emiljano Pjetri, tha se synimi i kësaj konference është për t’i dhënë një mesazh autoriteteve përkatëse sepse të gjitha universitetet mbarëkombëtare po e realizojnë detyrën e tyre në lidhje me standardizimin e kurrikulave dhe të ndërhyrjeve shkencore njëlloj me atë të Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme