Oda e Hotelierisë dhe Turizmit përmes një komunikate për media njofton se nga nesër fillon punën hotelieria/gastronomia.
Që nga vendimi i fundit për mbylljen e hotelierisë/gastronomisë e deri sot gjatë tërë ditës Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, me të gjitha strukturat e saja ka qenë e angazhuar, në takime me institucionet e Qeverisë, në takime me biznese, në mënyrë që koordinimi të ishte sa më i mirëfilltë, dhe të bëhej një zgjedhje sa më e mirë për funksionimin e bizneseve.
Që nga personi i fundit i OHT-së e deri te kreu nuk janë ndalur me propozime dhe rekomandime të duhura me të vetmen arsye që të ruhet shëndeti i qytetarëve por edhe ekonomia.
Fatmirësisht këto rekomandime që i patëm, kësaj here nuk shkuan në vesh të shurdhër, por u drejtuan tek Ministria e Shëndetësisë dhe grupi punues të IKSHPK-së, në të cilin ishte edhe njëri nga përfaqësuesit e OHT-së.
Të gjitha propozimet e mëparshme të IKSHPK-së janë rishikuar, dhe janë rimenduar disa herë në mënyrë që të jenë sa më funksionale, dhe krejt kjo falë ekspertëve dhe personave të cilët janë të fushës, dhe falë tyre edhe kanë ndryshuar në të mirë të qytetarëve dhe bizneseve.
Nga rekomandimet e dala, meqenëse jemi munduar shumë dhe kemi punuar pa ndalur në këtë drejtim, lusim të gjithë që të respektohen masat dhe udhëzuesit e përkohshëm, të cilat do të vlejnë që nga dita e nesërme.
Me respektimin e këtyre masave ne do të tregojmë shembull të mirë, dhe kjo paataj do të ndikojë që mos të ndalemi duke punuar edhe për lehtësimin e masave të tjera edhe për sektorët e tjerë, sepse përpos këtyre masave gjatë dy javëve të ardhshme do të jenë diskutimet për lehtësimin e masave të tjera, në mënyrë që sa më parë të funksionojë çdo sektor tjetër i turizmit.
Edhe njëherë OHT ju bën thirrje, të respektoni masat, të respektoni manualin të cilin e kemi punuar bashkarisht, sepse në të kundërtën, moszbatimi i këtyre masave do ta vështirësojë punën tonë të deritanishme.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...