Oda e Hotelierisë dhe Turizmit njofton se takimi me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte i frytshëm dhe prodhoi rezultate.
Përmes një njoftimi në Facebook, OHT ka bërë të ditur se të premten do të merret vendim për masat e reja, antipandemi, shkruan arbresh.info.
“Nga takimi është deklaruar se të dy palët janë dakorduar që nga kjo javë deri më datën 15 Qershor (ku edhe pritet të bëhet hapja) të mblidhen grupet punuese të cilat do të bëjnë një manual për të gjithë pronarët e restoranteve dhe sektoret e tjera në mënyrë që të organizohet sa më mirë i gjithë procesi”, thuhet në njoftim.
”Të premten pritet që Qeveria të marrë vendim për masat e reja, ndërsa prej të hënës pritet që kjo që e thamë të shkojë në realizim”. “Manuali do të përfshijë sallat e dasmave, pishinat dhe klubet e natës në ambiente të hapura ashtu siç ka qenë edhe premtimi i ministrit z.Vitia. Është lajmi më i mirë i kësaj kohe edhe për familjarët tanë, gurbetqarët e qytetarët që janë duke pritur t’i aranzhojnë dhe t’i mbajnë ahengjet e tyre familjare, që për ta janë të shenjta”, njofton OHT./arbresh.info/
Njoftimi i plotë
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...