Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka bërë thirrje që sa më parë të merren masa dhe të vendoset rregull me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale të bllokuar tashme sa muaj nga Ministria e Shëndetësisë dhe të ndalet kjo goditje e madhe që i bëhet shoqërisë por edhe farmacistëve.
Oda ka kërkuar që dinjiteti i farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti.
“Ruajtja e dinjitetit dhe vendosja e rregullave do të thotë mirëqenie më e mirë për pacientët dhe ruajtje e shëndetit publik të popullatës”, thuhet në reagimin e odës.
Sipas kësaj organizate, ata kanë reaguar disa herë dhe në vazhdimësi lidhur me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale.
“Ky reagim gjithashtu është dërguar edhe në adresat e ndryshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës por edhe gjatë dëgjimit publik të Ligjit për COVID. Shkresa e bashkëngjitur (e datës 11 gusht) në pikën e dytë pikërisht në kohën e hartimit të Ligjit për COVID e përmban propozimin por njëkohësisht shqetësimin e OFK lidhur me këtë çështje. Ne po e shohim çdo ditë jo vetëm me produktet që përdoren për trajtimin e COVID por edhe me produktet tjera se çfarë problemi i madh i shkaktohet Kosovës (Farmacistëve dhe popullatës) me këtë mos-rregullim”, thuhet në reagimin e OFK. /Telegrafi/
Trump: Duhet t’i japim fund konfliktit në Liban
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë ...
Kurti bashkëbisedoi me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe...
Legjenda e Espanyolit e përshkruan situatën e Viniciusit në ...
Pse rritja e pagave, më e komplikuar seç duket?
SHBA akuzon rusët për krijimin e videos së rreme për votimet...