Oda e Farmacistëve të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Financave dhe Transfereve për plotësim ndryshimin e Pakos Fiskale Emergjente për sektorin farmaceutik.
OFK ka shprehu shqetësimin e saj për situatën e krijuar në sektorin farmaceutik ku pas fazës së parë është vërejtur rënie e menjëhershme e kërkesës për produkte dhe shërbime, rënie të pagesave të obligimeve kontaktuale dhe zvogëlim të qarkullimit të parasë.
“Kjo situatë ka sjellë destabilitet të qëndrueshmërisë financiare të Barnatoreve, të cilat kanë për pasojë vështirësi të mëdha në operim por edhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës për një numër të farmacistëve dhe personelit tjetër. Ky fenomen është shfaqur pas datës 29.03.2020 kur edhe ka ndodhur kufizimi kohor i ushtrimit të veprimtarisë.
Oda e Farmacistëve ofron sugjerime për masat Qeveritare për përkrahjen e komunitetit farmaceutik, ashtu që brenda masave të ndërmarra të përfshihet edhe Barnatoret, pasi stafi shëndetësor brenda tyre është ndër më të rrezikuarit për infektim pasi çdo ditë ballafaqohet me të prekur të mundshëm nga kjo pandemi”, thuhet në njoftimin e OFK-së.
OFK e ka konsideruar si diskriminues veçimin e farmacistëve nga profilet e tjera shëndetësore duke i kategorizuar në pozitë të barabartë me disa subjekte tregtare.
“Oda e Farmacistëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që në kuadër të masës 3 (b) subvencionimi i qerasë (50%) për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kategoriziohen në kuadër të kësaj mase, që masa 7 e paraparë në kuadër të planit operacional për pakon fiskale emergjente shtesa prej 100 Euro, të rishikohet dhe të barazvlerësohen me pagën minimale në Kosovë prej 170 Euro në rast të problemeve financiare nëse është e pamundur barasvlerësimi me profilet e tjera shëndetësore”, thuhet më tej në njoftim.
Njoftimi i plotë i OFK-së:
Kerkesa e OFK-se per Ministrine e Financave dhe Transfereve per plotesim ndryshimin e Pakos Fiskal Emergjente me masa ne ndihme te sektorit farmaceutik.
I nderuari z. Bislimi,
Oda Farmacistëve të Kosovës është organizatë e pavarur e cila mbron dhe prezanton interesat profesionale të anëtarëve të saj, siguron standardet e larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore, promovojnë dhe mbrojnë veprimtarinë e profesionistëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike dhe private, sigurojnë edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor.
Bazuar në kompetencat ligjore të përcaktuara në Nenin 10, paragrafi 1.1 dhe 1.11 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor (Nr.04/L-150), OFK detyrë kryesore ka përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave profesionale të anëtarëve të Odës në ushtrimin e profesionit, dhe përfaqësimi i interesave profesionale dhe sociale të profesionistëve shëndetësor dhe bashkёpunёtorёve tjerë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerr vendimin nr.02/2017 i cili ndër të tjera parasheh në pikën 1.3 kufizimin kohor të ushtrimit të veprimtarisë së Barnatoreve në Kosovë, duke përcaktuar edhe detyrimin mbi kujdestarinë sipas orarit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe autoritetet komunale me ç’rast edhe kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me ndërinstitucinoal dhe me sukses e kemi menaxhuar situatën me barnatoret në komunitet.
Mirëpo më tej pas kalimit të fazës së parë e cila zgjati 10 ditë apo 2 javë, në sektorin farmaceutik është krijuar një situatë e re që reflektohet me rënien e menjëhershme të kërkesës për produkte dhe shërbime, rënie të pagesave të obligimeve kontraktuale dhe zvogëlim të qarkullimit të parasë.
Kjo situatë ka sjellë destabilitet të qëndrueshmërisë financiare të Barnatoreve, të cilat kanë për pasojë vështirësi të mëdha në operim por edhe ndërprerjen e mardhënies së punës për një numër të farmacistëve dhe personelit tjetër. Ky fenomen është shfaqur pas datës 29.03.2020 kur edhe ka ndodhur kufizimi kohor i ushtrimit të veprimtarisë.
Oda e Farmacistëve ofron sugjerime për masat Qeveritare për përkrahjen e komunitetit farmaceutik, ashtu që brenda masave të ndërrmara të përfshihet edhe Barnatoret, pasi stafi shëndetësor brenda tyre është ndër më të rrezikuarit për infektim pasi çdo ditë ballafaqohet me të prekur të mundshëm nga kjo pandemi.
Me këtë rast, shprehim paknaqësinë e anëtarëve tonë duke e konsideruar si diskriminues veçimin e farmacistëve nga profilet e tjera shëndetësore duke i kategorizuar në pozitë të barabartë me disa subjekte tregtare, përkundër se sipas legjislacionit në fuqi Barnatoret janë institucione shëndetësore që funksionojnë në të tri (3) nivelet e kujdesit shëndetësor (neni 17, paragrafi 5 i Ligji për Shëndetësi nr. 04/L-125) dhe farmacistët konsiderohen si profile të profesionistëve shëndetësorë (neni 69, paragrafi 1.2 i Ligji për Shëndetësi nr. 04/L-125).
Oda e Farmacistëve kërkon që në asnjë rast reagimi i saj të mos keqkuptohet si reagim ndaj subjekteve tregtare, por si reagim përmes te cilët kërkohet trajtim meritor, dinjitoz dhe ligjor i barnatoreve dhe farmacistëve – si institucione dhe profesionistë shëndetësorë.
Siç edhe u tha më lartë, pas vendimit nr.02/2017 të Qeverisë së Kosovës, një numër i farmacistëve kanë humbur vendet e tyre të punës, andaj me qëllim të lehtësimit të kushteve të tyre dhe lehtesim te veprimtarise se barnatoreve në këtë kohë, propozojmë Qeverisë së Kosovës :
• Që në kuadër të masës 3 (b) subvencionimi i qerasë (50%) për ndërrmarjet e vogla dhe të mesme të kategoriziohen në kuadër të kësaj mase
• Që masa 7 e paraparë në kuadër të planit operacional për pakon fiskale emergjente shtesa prej 100 Euro, të rishikohet dhe të barazvlerësohen me pagën minimale në Kosovë prej 170 Euro në rast të problemeve financiare nëse është e pamundur barazvlerësimi me profilet e tjera shëndetësore.
I nderuari ministër, ne jemi plotësisht të vetëdijëshëm për situatën financiare të Qeverisë së Kosovës, por ju lusim që të rishqyrtohet pakoja emergjente fiskale e propozuar nga Ministria e Financave ashtu që të gjenden mundësitë ligjore e financiare që të përfshihen masat e propozuara nga OFK.
Oda e Farmacistëve të Kosovës mbetet e zotuar dhe shpreh gadishmërinë për të ofruar ekspertizën e duhur profesionale për tejkalimin e kësaj krize.
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...