Google ADS

Oda e Avokatëve të Kosovës nis hetimet disiplinore ndaj avokatit Gazmend Halilaj

16:12 | 20 Shkurt 2019
L G

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka nisur hetimet për shkelje disiplinore ndaj avokatit Gamend Halilaj, i cili gjatë ditës së sotme është intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë rreth rastit me të miturën nga Drenasi.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Florim Shefqeti në një prononcim për arbresh.info,  ka bërë të ditur se OAK ka një javë që ka nisur hetimet për shkelje disiplinore ndaj avokatit Halilaj.

“Javën e kaluar, në momentin që është marr informacioni për këtë rast, Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) e ka regjistruar rastin me hetu sipas detyrës zyrtare për shkelje disiplinore. Normativa e OAK-ut e përcakton  si të tillë, pasi nuk ka mundësi në këtë fazë me ndërmarr veprime, sepse këto veprimet e tij konsiderohen si shkelje disiplinore”, është shprehur Shefqeti.

Sipas tij, deri sa rasti të jetë në fazën fillestare, OAK-u nuk mund të ndërmarr asnjë veprim për marrjen e licencës së avokatit.

 

“Është ligji për avokatinë neni 16 dhe kodi nenit 25, që i sanksionon veprimet e tilla. Ndërsa sa i përket procedurës penale, ju e dini që rasti është në procedurë fillestare dhe  nomrativa e OAK-ut kërkon që të kalohet në  faza të tjera të procedurës për me mund me marrë veprime të tjera konkrete rreth marrjes së licencës së avokatit.  Sido që të jetë ne jemi në pritje të veprimeve nga ana e prokurorisë”, ka thënë Shefqeti.

Ndryshe, avokati Gazmend Halilaj sot gjatë ditës  ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.  Intervistimi i avokatit Halilaj, sipas prokurorisë është në vazhdën e veprimeve hetimore, për shkak të rastit  që ndërlidhet me të miturën nga Drenasi.

Halilaj ishte avokati i të miturës nga Drenasi, e cila kishe pohuar se është keqpërdorur seksualisht  fillimisht  nga një mësimdhënës, pastaj nga polici hetues tek i cili viktima kishte shkuar për ta paraqitur rastin. /Arbresh.info

Të ngjashme