Oda e Avokatëve të Kosovës ka thënë sot se Qeveria e Kosovës përmes vendimit të fundit për pezullimin një rregullore të kësaj Ode e nënshkruar edhe nga Këshilli Prokurorial, ai Gjyësor e Policia e Kosovës, ka ndërhyrë direkt në punën e gjyqësorit.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli ka thënë në një konferencë për media se bëhet fjalë për rregulloren e cila i pamundëson avokatëve me më pak se 3 vjet përvojë pune që caktohen sipas detyrës zyrtare e që paguhen nga shteti që të merren me raste të krimeve të rënda, shkruan arbresh.info.
“Oda e Avokatëve shpreh indinjatën me vendimin e Qeverisë e cila ka marrë për bazë nenin 44 të Ligjit të Avokatisë dhe ka pezulluar këtë rregullore. Është hera e parë që një Qeveri interferon dhe cenon pavarësinë e Odës së Avokatëve. Ekzekutivi përmes këtij vendimi ka interferuar në mënyrë direkte në këtë bashkëpunim mes institucioneve të gjyqësorit”, është shprehur Havolli.
Ai ka shtuar se OAK dhe Këshilli Drejtues i saj kërkojnë nga Qeveria që në mbledhjen e radhës të rishqyrtoj dhe të tërheq vendimin e marrë.
Havolli ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur pasi një grup i avokatëve janë ankuar në lidhje me këtë rregullore.
I pyetur se a është diskriminim ndaj avokatëve të rinjë kjo rregullore, Havolli ka treguar një rast të një gjykimi për krim të rëndë kur disa avokatë të rinjë nuk kanë arritur t’i kuptojnë si duhet faktet e dëshmitë./Arbresh.info.
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero