Minatorët e Trepçës kanë hyrë sot në grevë të përgjithshme në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës si dhe mospërfilljen e kërkesave dhe vërejtjeve të tyre nga institucionet përgjegjëse të vendit.
Oda e Afarizmit të Kosovës pajtohet me vendimin e marrë nga minatorët e Trepçës, duke theksuar që nuk është hera e parë që institucionet vendore nuk i marrin parasysh kërkesat e palëve të interesit.
Si pasojë e kësaj, në Kosovë ende krijohen ligje që bien ndesh me njëra-tjetrën dhe të cilat bllokojnë zhvillimin e vendit.
“Duke qenë që sektori minerar vlerësohet si sektori me potencialin më të madh në zhvillimin e vendit, Oda e Afarizmit të Kosovës u bënt thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të marrin më seriozisht çështjen e Kombinatit Trepça dhe t’i shqyrtojnë më me prioritet kërkesat e minatorëve. Për më shumë, kemi ngecje edhe në hartimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale, pasi që ligjvënësit edhe më tutje vazhdojnë që të mos i marrin parasysh kërkesat e bizneseve”, thuhet në një komunikatë nga Oda e Afarizmit.
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...