Vendimi i Qeverisë së Kosovës që sektori privat të rrisë pagat e punëtorëve me subvencionim prej 50 për qind deri në 100 euro në tre muajt e parë është parë vështirë i zbatueshëm nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Kjo odë, me anë të një komunikate për media, ndonëse ka përshëndetur vendimin e Qeverisë,ka thënë se problemet me inkasimin e mjeteve financiare dhe sigurimi i qëndrueshmërisë financiare i bizneseve e bën të vështirë rritjen e pagave.
“…në kuadër të kësaj pako është kushtëzimi prej 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për tre muajtë e pare, ku realizimi i së njëjës do të jetë shumë i vështirë për nje pjesë të madhe të bizneseve. Kjo pasiqë punëdhënësitë e sektorit privat e që janë shumicë, do ta kenë shumë veshtirë të bëjnë ngritjen e pagave për punëtorët e tyre, për shkak se të njëjtit kanë probleme me inkasim të mjeteve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare për bizneset e tyre, në mënyrë që të njëjtat të mos familentojnë”, thuhet në komunikatë.
Oda e Afarizmit të Kosovës po ashtu potencon mos-ndihmesën financiare të bizneseve në periudhën e reduktimeve me energji elektrike, sipas të cilëve, shkaktoi humbje të mëdha.
Të njëjtit kanë kërkuar një takim të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të diskutohet tejkalimi i krizës ekonomike në vend./arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale