Oda Amerikane ngushëllon familjet e dy minatorëve të Artanës

10:28 | 3 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e saj më të sinqerta për aksidentin në minierën e Artanës i cili la të vdekur në vendin e punës dy punonjës të kësaj miniere.

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vendosur të ndajë 2,000 euro, respektivisht nga 1,000 euro për familjet e dy punonjësve të cilët humbën jetën në këtë aksident tragjik, inxhinierit Haki Arifaj dhe xehëtarit Idriz Gerbeshi, transmeton lajmi.net.

Duke vlerësuar punën e vyeshme të të gjithë punonjësve në Kosovë, Oda Amerikane fton autoritetet përkatëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ngritjen e kushteve të sigurisë për minatorët si dhe të gjithë punonjësit tjerë në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme