Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë deklaroi se mirëpret vendimin e presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin për rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 31 tetor 2024, si përgjigje ndaj komenteve të Odës Amerikane dhe organizatave të tjera të sektorit privat.
“Oda Amerikane mbështet vlerësimet e Presidentes se dispozita kyçe të ligjit në fjalë janë në kundërshtim me dispozita të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera. Oda Amerikane beson fuqishëm se vendimi i Presidentes ka për synim shmangien e konflikteve ligjore dhe respektimin e autoritetit, përgjegjësive dhe funksionimit ligjor të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Është imperativ që dispozitat që rregullojnë mbrojtjen e konsumatorit të mos ndërlidhen me aspekte të tjera rregullative të cilat nuk rregullojnë në mënyrë primare ose specifike fushën e të drejtave të konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre, siç janë çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin”, thuhet në njoftimin zyrtar të OEAK-së.
Oda Ekonomike Amerikane thotë se beson që kthimi për rishqyrtim i këtij Ligji do të mundësojë marrjen në konsideratë të shqetësimeve dhe rekomandimeve të përfaqësuesve të sektorit privat dhe organizatave që avokojnë për të drejtat e konsumatorëve, si demonstrim i përkushtimit për përpjekje gjithëpërfshirëse ndërmjet të gjitha palëve të interesit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...